Pioneer Edition FreedomBox

Pioneer Edition FreedomBox

Shërbyesit Shtëpiakë Pioneer FreedomBox prodhohen dhe shiten nga Olimex, një shoqëri e specializuar në Hardware Me Burim të Hapët. Modeli përmban <em>hardware</em> shërbyesi të vockël, një kartë SD me sistemin operativ të instaluar në të, dhe një bateri rezervë, e cila mund të ushqejë hardware-in për 4-5 orë, në rast ndërprerjeje energjie. Duke blerë këtë produkt, ju përkrahni gjithashtu përpjekjet e FreedomBox Foundation për të krijuar dhe promovuar <em>software</em> të lirë dhe me burim të hapët për shërbyes.

Kur blini këtë pajisje, vjen me FreedomBox të instaluar. S’ka nevojë të shkarkoni dhe ujdisni hardware-in. Nëse, për ndonjë arsye, dëshironi të riinstaloni <em>software</em> në Pioneer Edition FreedomBox tuaj, këto shkarkime do të jenë të dobishme.

Se si të ndërtoni FreedomBox-in tuaj, duke e shkarkuar dhe ujdisur në këtë <em>hardware</em>, shihni udhëzimet .

I qëndrueshëm

Më e reja e hedhjeve në qarkullim gjatë dy vjetësh, përfiton përditësime me ndreqje të sigurisë dhe disa veçori të reja (sjellë prej platformash të tjera)

Shihni më tepër mundësi shkarkimesh.