Mbi

Filluar më 2010-n, nga prof. Eben Moglen, FreedomBox është një projekt global për t’u dhënë fuqi personave të zakonshëm të rimarrin kontrollin mbi infrastrukturën e internetit. FreedomBox u jep fuqi përdoruesve të vet të shmangin shfrytëzim të dhënash, censurim dhe survejim nga silose të centralizuar që karakterizojnë web-in e sotëm. I bën shërbyesit personalë të arritshëm nga pikëpamja ekonomike dhe të përdorshëm, që kështu përdoruesi të mund të strehojë në shtëpi shërbime të nevojshme web, në një pajisje që është pronë e tyre, ndërtuar mbi <em>software</em> të lirë të cilit mund t’i zënë besë.

FreedomBox është i përbërë nga dy gjëra: një sistem software-i të lirë dhe me burim të hapët, dhe hardware jo i shtrenjtë. Kostot e procesorëve të kompjuterit dhe trafikut në rrjet kanë rënë në nivele kaq të ulëta sa që strehimi i shërbimeve tuaja vetjake dixhitale tani është i arritshëm.

FreedomBox është një Përzierje Puro Debian, që do të thotë se e shpërndan software-in e vet përmes depove të Debian-it. Duke e montuar FreedomBox-in drejtpërdrejt brenda ekosistemit Debian GNU/Linux, përfitojmë nga kontributet e mbi 1000 e ca kontribuesve aktivë në Debian, përveç se prej standardeve të larta të Debian-it për sigurim cilësie dhe siguri. Kontributi kryesor i FreedomBox-it në ekosistemin Debian është furnizimi i një ndërfaqeje përdoruesi që thjeshton dhe automatizon punë administrimi përndryshe të ndërlikuara, të lidhura me mbajtjen në punë të një shërbyesi, bie fjala, instalimi i aplikacioneve dhe aplikimi i përditësimeve.

Nëse doni të bëheni pjesë e bashkësisë së kontribuesve në FreedomBox, ose të përkrahni fondacionin pas tyre – lidhuni me ne përmes forumit, listës tonë të postimeve, kanalit IRC, ose instancës GitLab.